Haxhinasto flet për regjistrimin e fëmijëve - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 1

Çdo fëmije i lindur jashtë vendit mund te regjistrohet pranë zyrave te gjendjes civile ne Shqipëri, fale ndihmës juridike falas qe do te ofrohet nga një qendër ligjore.
Ne baze te marrëveshjes parashikohet qe nëpërmjet konsullatave jashtë vendit te merret dokumentacioni pranë institucioneve të huaja dhe në rast se prindërit nuk kane mundësi praktike të vijojnë regjistrimin e fëmijës, zyra ligjore kryen procedurën në Shqipëri. Krye diplomati Haxhinasto tha se kjo është një mundësi për te mos humbur lidhjet me vendin amë. Haxhinasto shprehet se: Do të vazhdojmë të afrohemi pranë komuniteteve shqiptare, ku ka përqendrim më të madh, e kam fjalën për hapjen e konsullatave të reja. Veçanërisht në Greqi jemi duke shqyrtuar në mënyrë konkrete mundësinë e hapjes së një Konsullate në Kretë, por dhe në vende të tjera, ku ka përqendrim të madh shqiptarësh. Ministri i Jashtëm u shpreh se ndihma për shtetasit shqiptare qe jetojnë jashtë do te vazhdoje edhe për mësimin e gjuhës shqipe, për ruajtjen e kulturës dhe trashëgimisë.

Every child born abroad can be registered at the registry offices in Albania, thanks to free legal assistance to be provided by a law center.
According to the agreement provided that consulates abroad through documentation taken at foreign institutions, and if parents are unable to attend practice of child registration, legal office procedure carried out in Albania. Haxhinasto top diplomat said that this is an opportunity not lost contact with the mother country. Haxhinasto stated that: We will continue to approach near the Albanian community, which has the largest concentration, I mean the opening of new consulates. Especially in Greece are examined specifically the possibility of opening a consulate in Crete, but also in other countries, where large concentrations of Albanians. Foreign Minister said that aid to Albanian citizens living abroad will also continue to learn the Albanian language, to preserve the culture and heritage.

Share This Video


Download

  
Report form