AKEP jep vetëm 72 orë afat për regjistrimin e portaleve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-10-15

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Autoriteti i komunikimeve elektronike i ka lënë 72 orë afat rreth 45 portaleve, të cilat në bazë të urdhrit do të duhet të pajisen me NIPT, që do të thotë të regjistrojnë në Qendrën Kombëtare të Biznesit. AKEP ka listuar emrat e portaleve duke i kërkuar që të përditësojnë të dhënat e të evidentojnë në faqen e tyre NIPT-in.Regjistrimi do të thotë se do të jenë subjekt i tatimeve, për aq kohë sa përfitojnë të ardhurave financiare nga reklamat.Në kuadër edhe të urdhrit të dalë, AKEP ka evidentuar një listë të gjatë me portalet të cilat do të duhet të përditësojnë të dhënat e tyre. Çdo portal që ka regjistruar domenin.al në AKEP dhe është subjekt tregtar tashmë do të duhet të pajiset me NIPT në Qendrën Kombëtare të Biznesit do të do të duhet ta publikojë këtë numër në faqe. Ne jemi duke monitoruar sa prej tyre po e zbatojnë këtë urdhër, - thotë Jetmir Braha drejtor i autorizimeve në AKEPPor çdo të ndodhë pas këtij afati? Nëse portalet nuk respektojnë urdhrin, AKEP do të ndërhyjë për t?i mbyllur.Ne kemi ngritur edhe një grup pune i cili do të verifikojë këto portale. Në përfundim të afatit kush nuk ka zbatuar urdhrin do të marrim masat e mbylljes së tyre njëra pas tjetrës.Ky vendim erdhi pas paralajmërimit të kryeministrit, i cili kërkon formalizmin e tregut të mediave online, në kuadër të paketës antishpifje. Aktualisht në vendin tonë rezultojnë të regjistruar rreth 20 mijë domenin, por nuk ka ende një shifër të saktë se sa prej tyre kanë karakter tregtar.

Share This Video


Download

  
Report form