PD: Ligji i pronave, një dështim - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-03-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ne 23 shkurt Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave njoftoi mbylljen e procesit te vlerësimit financiar per pronaret. Ky moment është shfrytëzuar nga Partia Demokratike e cila ka deklaruar se ligji i miratuar nga qeveri Rama per pronat jo vetëm qe nuk e zgjidhi problemin, por prodhoi një situatë edhe më kaotike pasi pronaret jo vetëm nuk mund ta marrin atë qe u takon, por as nuk dëmshpërblehen.?Skema në kurriz të pronarëve është si vijon: nga vlera prej 4.9 mld euro, qeveria fillimisht ka vlerësuar të japë 600 mln euro, por kjo vlerë u zvogëlua deri në 3 herë me VKM në 2017 e në vijim. Qartazi kjo mazhorancë dhe qeveri ka vullnetin politik për të shpenzuar 2.2 miliard euro për qokat koncesionare, për tendera për oligarkët, për shpenzime luksi, por nuk ka vullnet politik për të kompensuar siç duhet pronarët e tokës.?Tabaku ka denoncuar edhe sjelljen e agjencisë se pronave.?Pronarët e tokave që enden zyrave të ATP-së në bazë të ligjit të miratuar, sot po detyrohen të firmosin kontrata për të hequr dorë nga 80% e vlerës së tyre dhe për të marrë vetëm 20% të vlerës së pronës që ata disponojnë. Realiteti i pronarëve të tokës që enden rrugëve për hakën që u takon, është një thirrje dhe dëshmi e qartë për fasadën e kësaj qeverie.?Sipas PD qeveria ka dy standarde per pronën, ndërsa pronaret nuk arrijnë te marrin pronën e tyre, kjo mazhorance ka shpronësuar dhe ka zhvlerësuar me çmime qesharake prona në qendër të qytetit për t?ua dhënë atë oligarkëve dhe tarafit të saj.

Share This Video


Download

  
Report form