Kushtetuta e Shqipërisë është e qartë kur ndalon qeverinë t?i japë privatëve mbledhjen e taksave.Këtë thekson Erion Brace kryetari i Komisionit të Ekonomisë, komision ku kalojnë të gjithë ligjet fiskale të qeverisë.
Ajo që do të ndodhë me partneritetin publik privat për tatimin mbi vlerën e shtuar ka të bëjë vetëm me platformën elektronike që do të mbikëqyrë mbledhjen e tvsh për llogari të Tatimeve.
Ministria e Financave njoftoi zyrtarisht pak kohë më parë nismën e ndërmarrë prej saj për një Partneritet Publik Privat, në fushën e administrimit tatimor.
Ministria pranoi se ka marrë një propozim të pa kërkuar nga kompania MPOS.
Thelbi i tij është krijimi i një platforme teknologjike, që zëvendëson dhe zgjeron sistemin aktual të deklarimeve fiskale, Nexus, me të cilin operohet prej disa vitesh në DPT dhe në të cilin kasat aktuale fiskale deklarojnë të dhënat ditore.