Report TV - Imami flet pas mbledhjes: PD në rënie të vazhdueshme

Report TV 2018-05-12

Views 0

Grupi anti-Basha në PD kërkon mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD për të bërë edhe njëherë analizën e humbjes së 25 qershorit si dhe diskutimin e propozimit për ndryshime statutore. Mbledhja e sotme e Kryesisë së PD është shoqëruar nga debate mes Lulzim Bashës dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, i njohur për qëndrimet kritike ndaj kryetarit të PD.

Në këtë mbledhje të parë të kryesisë së PD për vitin 2018, Basha është shprehur se ndryshimet në statut janë detyrë e Kuvendit Kombëtar i cili pritet të mblidhet gjatë kësaj pranvere.

"Pikëpamjet e mia ju i dini. Çdokush që ka dëshirë të kontribuojë të ketë hapësirën totale të kontribuojë në proces. Të papenguar nga asnjë pengesë të asnjë forme, qoftë edhe statutore. Të paraqitet për vendimmarrje çdo kontribut për fuqizimin e PD. Të caktojë kohë të mjaftueshme që propozimet të shqyrtohen.
Të ngrihet një grup proaktiv që për një periudhë dyjavore të mundësojë kontakt direkt me ata që dëshirojnë të kontribuojë. T?i shqyrtojnë propozimet bashkë me sekretariatin ligjor dhe të kemi një vendimmarrje", ka thënë Basha.

Share This Video


Download

  
Report form