TIRANË- Partia Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e grupit parlamentar në selinë e Kuvendit, ndërkohë që presidenti Ilir Meta po përballet me komisionin hetimor ndaj tij.
Kryeministri Edi Rama mbërriti në selinë e Kuvendit rreth orës 09:00. Mbledhja zgjati rreth 90 miunta. Ai ishte i veshur 'shik' me kostum serioz, ndryshe nga shumica e daljeve të tij publike.