Draftstatuti i PD, Kulluri: Do na jepet 6 orë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar

Report TV 2018-05-14

Views 0

Në një lidhje telefonike për Report Tv, Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri denoncoi mbajtjen të fshehtë të draftstatutit nga kryetari demokrat, Lulzim Basha. Sipas Kullurit, PD ka njoftuar se do prezantojë dokumentin paraditen e të premtes, pak orë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD.

Ai thekson se kjo bëhet me qëllim pamundësimin e kundërshtimit të ndryshimeve statutore, të cilat pas prezantimit në Këshillin Kombëtar do i kalojnë Kuvendit në mbledhjen e 27-28 prillit.

Na u tha se nesër paradite do na prezantohet draftstatuti i PD. Do njoftohemi me shkrim. Një akt jo normal. Pra, Këshilli Kombëtar njoftohet vetëm 6 orë para mbledhjes, duke mos na lënë kohën e duhur për të shqyrtuar ndryshimet në të. Kuvendi Kombëtar është gjysmak, i paplotë, sepse nuk mund të zgjedhë organet e reja. Është një akt i nxituar i zotit Basha.

Edvin Kulluri, Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD

Share This Video


Download

  
Report form