Veton Surroi, i ftuari special i mbledhjes se Keshillit te Europes(13 Tetor 2000)

RTV KLAN 2020-12-17

Views 3

Lajme Arkiva 2000
Forumi për progres në Shqipëri sot është mbledhur në ambjentet e Komunitetit Europian për të diskutuar për problemet rajonale. Të ftuar ka qenë ambasadori i Këshillit të Europës në Tiranë Mishel Pereti, Ambasadori i SHBA-së Limpreht si dhe i ftuari special i ditës, botuesi i njohur i gazetës "Koha ditore" në Kosovë Veton Surroi. Pas përshëndetjes së ambasadorit të Këshillit të Europës Pereti, Surroi ka përshëndetur forumin për progres dhe ka bërë një analizë për problemet rajonale që lidhen kryesisht me zhvillimet më të fundit në Ballkan.
Ai ka përshëndetur zgjedhjet e qeta që janë zhvilluar në Shqipëri. Finalizimi i Paktit të Stabilitetit për afrimin rajonal është një domethënie e madhe është shprehur Surroi. Zhvillimet e fundit në Serbi ai i ka quajtuar një problem të mprehtë, por që priteshin prej kohësh. Procesi i ç'integrimit të Serbisë nuk ka mbaruar ende. Në Zgjedhjet e 28 tetorit në Kosovë, do t'u jepet përgjigje tre pyetjeve ku do të vendoset sipas Surroit, procesi i vendimarrjes. Do të dinamizohet jeta e partive politike, si dhe do të bëhet ligjërisht njohja e tyre. Vetëm atëherë do të njihet funskionimi i shteteve për të cilat rajoni është i prekur në këto momente të tranzicionit./tvklan.alv

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form