Projekt për TEC në Maliq - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-07

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli i Ministrave është duke përgatitur licencimin e një shoqërie për të ndërtuar një termocentral qymyri ne Maliq të Korçës. Kjo është hera e parë që Shqipëria po ndërmerr një projekt të tillë, për të prodhuar energji elektrike përmes kësaj lënde. Ministria e Energjisë ka depozituar në kuvend një ligj, i cili kërkon ndryshimin e statusit të tokës bujqësore në zonën e ish-kënetës në Maliq dhe kthimin e saj në zonë minerare. Kjo sipas saj do t?i hapë rrugë dhënies së lejeve për shfrytëzimin e depozitave gjigande me mineralin e trofes.?Torfat mbulojnë fusha, të cilat kanë qenë këneta më pare dhe kanë trashësi nga disa cm deri 3 m. Torfat janë lëndë djegëse të konsiderueshme, me fuqi të ulët kalorifike, rreth 2 680 kkal/kg, hir 29%, lagështi 9%, squfur 1.1%. Analizat tregojnë se torfat janë shumë të përshtatshme si lëndë djegëse për prodhimin e energjisë elektrike.?Ministria e Energjisë shprehet se ka kërkesa nga kompani private për të investuar në ndërtimin e një termocentrali, projekt i cili do të kapë vlerën e 170 milion eurove.?Një pjesë e energjisë së prodhuar do të përdoret për ngrohje serash dhe ngrohje të qytetit të Korçës?.Janë 288 hektarë tokë, të cilët përmbajnë këtë mineral. Shqipëria nuk ka shumë eksperienca në ndërtimin e termocentraleve, i vetmi i ndërtuar është ai i Vlorës, një investim i KESH-it prej 110 milionë eurosh, por që ende dhe sot nuk është vënë punë. TEC-i mendohej që të punonte me ujë, por kosto e prodhimit të energjisë doli më e lartë edhe se çmimi me të cilin energjia importohet nga jashtë. Tashmë ndërtimi i gazsjellësit TAP pritet të ?shpëtojë? këtë investim.

Share This Video


Download

  
Report form