http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbikalimi i Kamzës shumë shpejt do të marre një pamje të re. Bashkia ka nisur rehabilitimin e kësaj vepre, si dhe gjithë zonës qe përfaqëson nje nga portat hyrëse ne kryeqytet.?Për këtë vit kemi planifikuar dy hyrje të tjera, hyrja nga Kamza dhe hyrja nga Kombinati. Sot fillojmë punën e hyrjes nga veriu, që është hyrja nga Kamza, besoj që jo vetëm është një hyrje dinjitoze për Tiranën, por është ndoshta kontrasti më i madh sesi menaxhohet Tirana dhe si menaxhohet Kamza?.Projekti synon veç ndriçimit dhe barrierave mbrojtëse të rrugës, edhe urbanizimin e zonës. Kjo do te ofroje me shume siguri si për makinat, ashtu edhe për këmbësorët. Por Veliaj theksoi se për shkak te punës se saj, Bashkia do te behet gjithnjë e me shpesh objekt sulmesh.?Unë e di që jemi në prag të fushatës dhe Bashkia e Tiranës është bërë sot epiqendra e gjithë goditjeve nën brez, goditjeve politike, shpifjeve dhe rrenave, por në fund të ditës, kur mbarojnë të gjithë llafet, ngelet vetëm puna. Unë besoj që për këdo, të krahasojë dy modelet, modelin e punës dhe modelin e gjumit nuk ka as nevojë të kujtohet sesi ishte Tirana një vit më përpara, kur flihej gjumë. Mjafton të krahasojë kur kalohet kufiri nga Kamza në Tiranë për të kuptuar se ku punohet dhe ku flihet. Ndaj dhe dua t?i bëj të ditur të gjithë kolegëve të bashkisë kudo ku janë, sulmi ndaj meje do të vazhdojë, por e rëndësishme është që puna të vazhdojë më fort se sulmet.?Zona te mbikalimi i Kamzës do të ketë 115 shtylla, 210 ndriçues, 3 km urbanizim me sinjalistikë, me kanale të ujërave të zeza, si dhe me infrastrukturën e nevojshme për këmbësorët.