Në Bosnjë u shmangen sulme vdekjeprurëse - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grupi radikal që u asgjësua disa ditë më parë në Bosnje Hercegovinë, po planifikonte një sulm vdekjeprurës më 31 dhjetor, të ngjashëm me atë të Parisit. Këtë fakt, e ka bërë me dije prokurori boshnjak Kampara, pas caktimit të masës së arrestit me burg për tetë prej 15 personave të ndaluar. Sipas informacioneve nga organi i akuzës ka të dhëna se të ndaluarit kishin planifikuar disa sulme njëherazi natën e ndërrimit të viteve, ku numri i personave që mund të vriteshin, mund të kalonte mbi 100 vetë. Të martën, njësitë antiterror në Bosnjë Hercegovinë arrestuan 15 persona. Ata dyshohet se kishin lidhje të ngushta me anëtarët e shtetit islamik të Sirisë dhe Irakut. Të gjitha ndalimet e policisë janë bërë në kryeqytetin e Bosnjës, Sarajeve.

Share This Video


Download

  
Report form