AKBN: Koncesionaret e naftes shmangen taksat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm gjatë një viti kompanitë të cilat kanë kontrata me shtetin për të kërkuar naftë në Shqipëri kanë raportuar 500 milionë dollarë shpenzime fiktive të cilat Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore nuk ka pranuar t?ia njohe. Në një intervistë për Vizion Plus, drejtori i AKBN-së, Dael Dervishi thotë se ka përfunduar auditimi i 8 kompanive për vitin 2014-të dhe rezulton se këto shpenzime janë të fryra me qëllim që të shmangen taksat që duhet t?i paguhen buxhetit të shtetit. Dervishi sqaron se firmat qe kanë marrëveshje hidrokarbure me shtetin shqiptar kanë shkelur rregullat dhe nuk i kanë bërë blerjet përmes tenderave të hapur. Ai thotë se AKBN do t?i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar, nëse konçesionarët nuk i pasqyrojnë këto para në bilancet financiare. Firmat që kanë marrëveshje hidrokarbure në vendin tonë, kanëa më shumë se 10 vjet që nuk i japin asnjë lek buxhetit të shtetit në formën e tatimit mbi fitimin. Duke raportuar shpenzime marramëndese bilanci përfundimtar i tyre rezulton sikur kompania del me humbje dhe nuk paguan asnjë qindarkë, përveç një pjesë të vogël që jepet për rentën minerare te pushteti vendor.

Share This Video


Download

  
Report form