Kontroll grosistëve të naftës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni në fushën e karburanteve, do të shtrihet ditët në vijim edhe në tregun e shumicës. Në një intervistë për Vizion Plus, kreu i grupit të punës, Ervin Mete, thotë se kontrolli do të përfshijë jo vetëm tregtarët e vegjël e grosistët, por edhe vetë punonjësit e tatimeve dhe doganave, të cilët kanë lejuar evazionin e madh në këtë treg. Për zv/Ministrin e Ekonomisë, aksioni i ndërmarrë nuk ndikon në prishjen e klimës së biznesit, por përkundrazi në vendosjen e konkurrencës së barabartë në një treg, i cili për vite, ka vjedhur shtetin dhe konsumatorin. Qeveria ka nisur punën për të ndërhyrë në disa ligje njëkohësisht, ku i jep asaj të drejtën të ashpërsojë masat e gjobave për tregtarët që fshehin të ardhurat dhe vjedhin shtetin e konsumatorin. Shumë kompani nafte hapen e më pas shpallin falimentin, duke iu shmangur taksave e më pas rihapen me emra të tjerë. Vetëm gjatë 2014-ës numërohen 6 firma të tilla të cilat janë mbyllur.

Share This Video


Download

  
Report form