Auditi për kompanitë e naftës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjitha kompanitë të cilat kërkojnë naftë në nëntokën shqiptare tashmë po monitorohen edhe në terren. Në një intervistë për Vizion Plus, zv/Ministri i Energjisë Ilir Bejtja sqaron se përveç verifikimit të bilanceve këto firma janë duke u kontrolluar edhe për efektet që kanë dhënë ne zonat e banuara, siç mund të jenë tërmetet apo ndotja e mjedisit. Për Ilir Betjen përfundimet e auditit do të bëjnë që më pas qeveria të marrë një vendim nëse do të heqë apo jo licencën për kompanitë që kanë bërë shkelje. Sipas tij, një gjë është e sigurte, edhe nëse nuk mund të bëhet prishje e kontratës me këto firma, ato duhet të derdhin më shumë taksa në buxhet.Kompanitë që kërkojnë dhe shfrytëzojnë naftën e nëntokës shqiptare deri më sot nuk kanë derdhur asnjë lek në buxhet në formën e tatim fitimit, pasi deklarohen se dalin me humbje. ndërkohë që eksporti i naftës në fund të 2013-ës kapi shifrën e 1300 tonëve, e cila në vlerë monetare arrin ne afro gjysmë miliard euro. Ministria e Energjisë tashmë po sheh mundësitë edhe për të zgjeruar listën e bizneseve që duhet paguajnë rentë minerare, pasi shumë prej tyre janë të përjashtuara nga kjo taksë.

Share This Video


Download

  
Report form