Ministria e Energjisë për impiantet e naftës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Energjisë ka paralajmëruar kompanitë qe prodhojnë nafte ne Shqipëri te mos e shesin atë tek impiantet e përpunimit, te cilat janë te palicencuara, pasi ne te kundërt do te gjobiten me 5 milion leke. Vizion Plus ka siguruar shkresën e ministrisë, e cila i drejtohet te gjitha kompanive, duke nisur nga kompania shtetërore Albpetrol si dhe te gjitha firmat private qe operojnë ne këtë treg. Shkak per këtë paralajmërim është bere fakti se rreth 20 impiante qe ofrojnë kryesisht ne zonën e Fierit, qe merren me përpunimin e naftës dhe nënprodukteve te saj nuk kane aplikuar ne ministri per te fituar statusin rafineri, edhe pse ligji i detyron. Per këtë qellim nga muaji mars, këto impiante nuk kane me funksion te përpunojnë nafte bruto. Sipas te dhënave Inspektorati Qendror Teknik do te nise kontrollet me qellim pezullimin e aktivitetit tyre pasi nuk kane respektuara detyrimin ligjor, i cili i kishte lënë afat deri ne 23 shkurt. Kjo mase është nje përpjekje e ministrisë për te vene rregull ne tregun e hidrokarbureve, nje treg ky i shumëpërfolur dhe akuzuar për evazion te larte. Janë pikërisht këto impiante te cilat përpunojnë nafte vendi ne nje cilësi jo te mire dhe qe e sheshin ate ne treg per konsumatorët.E nëse nafta qe importohet është nje cilësie te mire, janë pikërisht këto impiante te cilat bëjnë qe ky produkt te përzihet me lende te tjera djegëse duke e kthyer ate ne armikun kryesor te automateve, por edhe ndotjes se mjedisit.

Share This Video


Download

  
Report form