Basha premton: Heqim taksën e naftës, ulim çmimin e energjisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-03-15

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar këtë të hënë turin e takimeve në qytetin e Korçës.Basha u takua me biznesin e vogël nga ku nuk I kurseu akuzat në drejtim të qeverisë.Sipas liderit demokrat, gjendja e binzesit ka ardhur duke u përkeqësuar si pasojë e taksave të larta të vendosura mga qeveria.Në fjalën e mbajtur, Basha tha se me ardhjen e PD në pushtet biznesi do të zhvillohet sërish pasi sipas tij kjo gjë do të behët duke hequr taksën e naftës.?Ju të keni në dorë qeverisjen dhe qeveria të kujdeset për interesin e njerëzve. Kemi një qeveri që është shkëpur nga njerëzit. Nuk dëgjon njerëzit. Sa herë vij këtu, keq e më keq. Gjendja e biznesit ka ardhur duke u përkeqësuar. Do të heqim ?Taksën Rama? mbi naftën me 300 lek që do të japë efekt të menjëhershëm tek biznesi dhe qytetarët. Çdo familje që ka një makinë dhe harxhon mesatarisht 100 litra naftë në muaj, kursen 30 mijë lek. Për biznesin e vogël, për një kamionçinë, kursimi shkon në 90 mijë lek në muaj, vetëm nga ulja e çmimit të naftës. Për biznesin e madh kursimi shkon deri në 700 mijë lekë të reja. Vetëm ulja e çmimit të naftës do të sjellë energji të reja në ekonomi. Do të ulë koston, do të rrisë fuqinë blerëse të qytetarëve do të rrisë xhiron dhe qarkullimin.?

Share This Video


Download

  
Report form