Basha: Do ulim çmimin e energjisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Elbasani lideri i opozitës Lulëzim Basha ka ngritur edhe njëherë shqetësimin për rritjen e taksave, si dhe rritjen e çmimit te energjisë, naftës çka ka vështirësuar jetën e njerëzve. Kreu i Partisë Demokratike tha se në katër muaj janë vjedhur 100 milionë dollarë.Basha: Taksat i rrit, çmimin e energjisë e rriti, akcizën e naftës e rriti. Të paktën të lante borxhin. Jo e rriti edhe borxhin. Ku janë paratë? Të paktën të mbaronte rrugën, as rruga nuk mbaron. Ku janë paratë? Ku janë 100 milionë dollarë që i mungojnë buxhetit të shtetit për periudhën janar-prill. Përgjigja vjen me votë me 21 qershor. Do pranoni me votë me 21 qershor këtë regjim gënjeshtar, mashtrues që nuk hap vende pune, që vjedh nga lekët e taksave apo do ta refuzoni?Basha ka shfrytëzuar shqetësimin e një banori për heqjen e ndihmës ekonomike, për të akuzuar qeverinë, se nuk ka mbajtur asnjë premtim.Basha: Në qoftë se shumica prej jush këtu në Berat, të djathtë e të majtë, mendoni se kjo nuk është aspak rruga e duhur, e punësimit, e pakësimit të varfërisë, e së ardhmes dhe perspektivës për të rinjtë, t?i japim një mesazh të fortë me votën tonë, me një votë kundër papunësisë, kundër varfërisë, kundër mos mbajtjes së premtimeve dhe kundër mosbërjes asgjë për të mbajtur premtimet.Ndërkohë nga Berati Lideri i opozitës tha se koalicioni i djathte e ka gati platformën për te nxjerre vendin nga kriza e thelle ku e ka zhytur qeveria.?Nuk gënjehet më njeri me thesin e miellit. Në këtë kohë krize njeriu ka nevojë për zgjidhje të vërteta, zgjidhje të mëdha. Ne kemi një platformë të ulim me 25% çmimin e energjisë dhe të falim të gjitha kamatë-vonesat, të ulim taksat në nivelin më të ulët në Ballkan. Të imponojmë taksën e sheshtë dhe të punojmë së bashku për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Ndihmë ekonomike dhe financiare për ata që prodhojnë dhe punojnë për t?i qëndruar në krah njerëzve të punës dhe punës së ndershme.Basha u shpreh se koalicioni i majte nuk ofron asnjë alternative për qytetaret ne këto zgjedhje.

Share This Video


Download

  
Report form