Debatet për çmimin e energjisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Heqja e fashës së energjisë elektrike ka hapur një debat mes ekspertëve. Edhe pse pranohet se më shumë se gjysma e konsumatorëve familjarë do ta paguajnë më shtrenjtë faturën e energjisë çdo muaj, disa e vlerësojnë si një nisëm pozitive.Por Suzana Guxholli, ish-këshilltare për energjinë e kryeministrit Berisha nuk është dakord që të hiqen blloqet mbrojtëse të energjisë. Sipas saj, ky vendim do të prekë pikësëpari familjet me të ardhura të ulëta. Sherif Bundo shprehet se nuk është kompania OSHEE e cila bën shpërndarjen e energjisë elektrike ajo që duhet të subvencionojë shtresat në nevojë, këtë duhet ta bëjë qeveria. Në fund të dhjetorit Enti Rregullator i Energjisë pritet të marrë një vendim për heqjen e fashës mbrojtëse të energjisë elektrike. Aktualisht një pjesë e konsumatorëve që shpenzojnë energji nën 300kvh e blejnë atë me 7.7 lek dhe mbi këtë bllok, energjia blihet me 13.5 lek. Vetë sistemi energjike sot është një gropë e zezë për buxhetin e shtetit pasi i merr mesatarisht 300 milion dollarë çdo vit, dhe 700 milion dollarë janë borxhe që kompania e shpërndarjes i ka OST-së dhe KESH-it.

Share This Video


Download

  
Report form