HEC-et, ankese për çmimin e energjisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prodhuesit e hidrocentraleve private ne vend kane kundërshtuar vendimin e qeverise, i cili ka ndryshuar formulën e përllogaritjes se çmimit, e për pasoje ai është reduktuar me 30 %. Aktualisht HEC-et i shesin energji Korporatës me një çmim prej 9 leke për kw/ore, ndërsa me formulën e re, ai pritet ulet ne 6.4 leke. Prodhuesit thonë se ky vendim është marre pa u konsultuar me pare me ta dhe se do te ndikoje negativisht tek aktiviteti i shume kompanive. Ne Shqipëri janë ne funksion rreth 100 HEC-e, prodhimi i te cilëve përben 15 % te konsumit vjetor. Shoqata i bën thirrje qeverise qe te ulen për te gjetur një zgjidhje me interes te përbashkët. Prodhimi vendas ka ulur nevojën per import. Por çmimi i përcaktuar ne kontratat me HEC-et rezulton te jete edhe me i larte se çmimi importit. Ndërkohe sasia e prodhimit vendas rritet çdo vit, kostot e tarifave bien mbi korporatën elektroenergjitike. Ne baze te këtij argumenti, Ministria e Energjisë ne një reagim te saj thotë se rishikimi i metodologjisë, ishte e nevojshme pasi do t?i jepte me shume frymëmarrje sistemit. KESH si pasoje e skemës aktuale te tarifave, i ka borxh HEC-eve private një borxh qe arrin e 60 milionë euro.

Share This Video


Download

  
Report form