http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoqata e hidrokarbureve nuk pranon se çmimi me te cilin shitet nafta dhe benzina në Shqipëri është abuziv. Që prej muajit qershor të këtij viti, kur një fuçi naftë kushtonte 105 dollarë dhe deri tani, që çmimi i saj në bursa ka shkuar 69$, ulja është me 35%, por kjo, jo domosdoshmërish duhet të jetë e reflektuar në çmimin e tabelës. 0.80 dollarë në strukturën e çmimit janë taksa, ndërsa pjesa që mbetet është 0.70 dollarë. Shoqata sqaron se në këtë 70 centsh për litër që kushton sot nafta në Shqipëri, karburantet përballojnë kostot e blerjes, përpunimit dhe transportit.Të kontaktuar nga Vizion Plus, grosistët e karburanteve sjellin këtë tabelë ku shihet se Shqipëria ka çmimin më të shtrenjtë se Maqedonia dhe Kosova, por lë pas Italinë, Greqinë dhe Kroacinë. Megjithatë argumenti i tyre është se ngarkesa fiskale, me taksa e naftës në Shqipëri është e barabartë me shtetet e BE-së, dhe më e lartë se e Maqedonisë dhe Kosovës. Vladimir Puka, ekspert në çështjet e hidrokarbureve ka llogaritur çmimin që ka rënë në Europë që prej qershorit dhe deri tani. Sipas tij, në Shqipëri ka rënë me 5.5%, ndërsa në vendet e Europës të cilat përdorin cilësinë Euro5 ka rënë 7.8%. Edhe grupet e interesit shprehen të shqetësuara jo vetëm për çmimin, por dhe për cilësinë. Në qershor çmimi në tabelën e karburanteve për naftën shënonte vlerën 185 lek, ndërsa sot ai është 175 lek/litër.