http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri zhvilloi sulme ajrore dhe me artileri kundër forcave pro-regjimit duke vrarë mbi 100 luftëtarë.
Sulmet erdhën si kundërpërgjigje pasi forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad "nisën një sulm të paprovokuar" kundër një selie të forcave demokratike qe mbështeten nga amerikanet
Një zyrtar i Shteteve te Bashkuara tha se ishte e paqartë se kush ishin forcat pro-regjimit, por se Uashingtoni po heton per te zbuluar nëse rusët që veprojnë në afërsi te vendit ku u krye sulmi mund të kenë qenë të përfshirë.
Ndërkohe organizata e kombeve te bashkuara kërkoi armëpushim të paktën një muaj në të gjithë Sirinë pasi i trembet nje katastrofe humanitare. Vendi është shkatërruar nga lufta që ka shkaktuar më shumë se 340 000 të viktima që prej marsit te vitit 2011.