“Rama bëri presion mbi SHISH” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari demokrat Lulzim Basha e vlerëson dorëheqjen e kreut të SHISH Visho Ajazi Lika, si të detyruar pas presionit politik. Edhe pse pranoi se nuk ka informacione konkrete, Basha tha se puna e SHISH gjatë drejtimit të Visho Ajazi Likës, ka vënë në panik qeverinë, e cila është vënë në lëvizje për të mbyllur çështjen ?Tahiri?.



?Një gjë është e sigurt; një Shërbim Informativ i cili harton raporte për përfshirjen e Policisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës, siç ka bërë SHISH prej dy vitesh, është halë në sytë e narko-shtetit dhe të Edi Ramës. Ndaj nuk mund të ketë konkluzion tjetër përveçse presionit politik. Kjo tregon që narko-shteti është në panik total dhe po bën gjithçka për të mbyllur aferën e Samir Tahirit. Por e kundërta do të ndodhë. Kësaj afere do t?i shkohet deri në fund. Saimir Tahiri nuk do t?i shpëtojë drejtësisë. Kjo është e sigurt!?




Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Basha tha se aksioni opozitar do të vazhdojë deri në arrestimin e ish-ministrit Tahiri, i cili për kreun e opozitës është i përfshirë në trafikun e drogës.



?Kërkesa jonë e pandryshuar, e cila sot ka mbështetjen e gjithë botës perëndimore është që Edi Rama të mos ushtrojë presion ndaj Prokurorisë dhe të mos përdorë imunitetin parlamentar për të mbrojtur Tahirin nga kërkesat e drejta të Prokurorisë. Saimir Tahiri duhet të arrestohet. Përdorimi i imunitetit parlamentar për të ndalur arrestin e Saimir Tahirit bëhet vetëm për të mbrojtur atë dhe bashkëpunëtorët e tij, duke përfshirë Edi Ramën.?



Basha ripërsëriti apelin drejtuar faktorit ndërkombëtar, për të përmbysur sipas tij, kupolën mafioze në pushtet.

Share This Video


Download

  
Report form