Shqipëria në 20 vendet ku nafta shitet më shtrenjtë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-23

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ka arritur një rekord të ri, kësaj herë ajo renditet në 20 vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë. Edhe pse në bursën e Londrës një fuçi e naftës brent shitet me 36 dollarë, duke shënuar rënien më të thellë në 11 vitet e fundit, reflektimi në tregun vendas është minimal. Global Petrol Price, një nga sitet më të klikuara për çmimin e karburantit dhe gazit, e rendit Shqipërinë mes vendeve që kanë vlerën e karburantit më të lartë, por jo cilësinë, pasi shtete si Greqia, Anglia dhe Gjermania të cilat janë në këtë listë përdorin standardin Euro 5. Në një analizë që Global Petrol Price i bën reflektimit të uljes së çmimit nga tregjet globale në ato lokale, rezulton se përqindja e uljes së çmimit në Shqipëri është vetëm 1.7%, ndërkohë që mesatarja e vendeve në botë varion nga 5- 9%. Ka edhe shtete si Kuvajti, Bolivia dhe Egjipti të cilat nuk kanë reflektuar fare rënien e çmimit, po kjo ka ndodhur pasi vlera e këtij produkti në këto shtete është nga më të ultit në botë dhe nuk ka ku të shkojë më. Tregtarët e karburanteve thonë se trendi rënës është reflektuar edhe në Shqipëri. Në këtë grafik tregohet se si ka rënë nafta që nga muaji shtator deri në 23 dhjetor, por ulja rezulton të jetë vetëm 0.6 cent. Peshën kryesore të çmimit të lartë grosistët ia venë taksave të larta që janë vendosur në këtë lëndë, ku për një litër naftë 84 lekë janë taksa dhe tarifa që paguhen.

Share This Video


Download

  
Report form