Azilkërkuesit, Shqipëria do të përfshihet në vendet e sigurta - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa Gjermania po përballet me një vale ne rritje te emigranteve nga Ballkani Perëndimor, si nje nga mundësitë per frenimin e tyre shihet zgjerimi i grupit te vendeve te sigurta te origjinës. Ne samitin e 9 shtatorit te qeverise federale dhe atyre te landeve gjermane do te diskutohet përfshirja e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit te Zi ne këtë grup, ku qe prej vitit te shkuar bëjnë pjese Serbia, Bosnja-Hercegovina dhe Maqedonia. Kjo, pasi personat që vijnë nga këto vende përbëjnë numrin më të madh të azilkërkuesve. Sekretari i përgjithshëm i CSU-së, Andreas Scheuer, ka kërkuar përshpejtimin e procedurave të shpalljes si vende të sigurta të origjinës per këto tre shtete, c?ka do te mundësonte një procedurë të shkurtuar të azilit dhe një dëbim më të shpejtë në vendet e origjinës. Sipas të dhënave të Zyres Federale për Emigracionin dhe Refugjatët përfshirja e Serbisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë në listën e vendeve të sigurta të origjinës ka ndikuar në rënien e nivelit të azilkërkuesve nga këto vende. Por kreu i Partisë së Gjelbër, Anton Hofreiter, shprehet se zgjerimi i listës së vendeve të sigurta nuk do të sjellë ndonjë ndryshim në këtë çështje, pasi deri tani Ministria e Brendshme nuk ka vërtetuar se ka patur ulje të numrit të azilkërkuesve. Te Gjelbrit vlerësojnë fushatat informuese ne vendet e azilanteve, qe do t?ua benin te ditur atyre se mundësitë per te përfituar azil jane shume te pakta. Ndërkaq, nënkryetari i CDU Thomas Strobl u drejtoi nje thirrje azilkerkuesve, qe te mos shesin shtëpitë që të paguajnë kontrabandistët që përfitojnë, pasi premtimet e tyre per azil janë te pavërteta. Sipas tij, duhet reduktuar mbështetja financiare qe shërben si nxitëse. Ndërsa Manfred Weber, anëtar i unionit kristian social CSU ka hedhur idenë e rivendosjes se regjimit te vizave me Kosoven dhe Serbinë.

Share This Video


Download

  
Report form