Shqipëria në vendet me shërbim shëndetësor negativ - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu si Ukraina, shtet në gjendje lufte dhe Shqipëria renditet në radhët e vendeve me shërbimin shëndetësor më negativ në botë. Në një raport të fundit, ?Uashington Post? ka publikuar nëj raport me 300 mijë rastet e raportuara në 2014 te ?International Sos? lidhur me cilësinë e shërbimit, higjienën dhe infrastrukturën shëndetësore. Bazuar në këto kategori, vendi ynë, si Kosova, Maqedonia e Bosnja ne rajon kategorizohet me shërbim negativ dhe është ngjyrosur me portokalli. I vetmi vend në rajonin e Ballkanit me shërbim të mirë shëndetësor është Greqia, që mban ngjyrë të gjelbër. Dokumenti i publikuar nga prestigjiozja ?Uashington Post? evidenton dhe vendet me sistem shëndetësor eksteremisht të keq, kryesisht në shtetet afrikane.

Share This Video


Download

  
Report form