Akuza për kontrollin shëndetësor - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-08

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Serish akuza për kreun e shëndetësisë Ilir Beqaj, kësaj here për kontrollin shëndetësor te moshave mbi 40 vjeç. Deputetja demokrate Albana Vokshi njëherësh kryetare e Komisionit te Shëndetësisë, deklaroi se firma qe i ka marre paradhënie leket nga buxheti i shtetit, nuk ka kryer investime per hapjen e laboratorëve. Demokratja Vokshi tha se tenderi për Check Up është fituar nga Vilma Nushi, mike e kryeministrit, ndërsa punën realisht sipas saj e bene punonjësit e qendrave shëndetësore. Pa dhënë sqarime konkrete për akuzat, zv/Ministria e Shëndetësisë, Milva Ikonomi, deklaroi se ndryshe nga koha e demokrateve, ky shërbim është ofruar falas dhe do te vijoje ne 420 qendra shëndetësore. Sipas rezultateve te para te Chek Up, kontrollit shëndetësor iu nënshtruan rreth 200 mije persona te grupmoshes 40 deri 65, ku problemet kryesore ishin me diabetin dhe hipertensionin.

Share This Video


Download

  
Report form