http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë personat e moshës 40 deri 65 vjeç do të kryejnë falas kontrollet baze shëndetësore. Një herë në vit, ata do të thirren nga qendra shëndetësore me ndihmën e postës, për të bërë një sërë analizash dhe ekzaminimesh. Zv/ministër i Shëndetësisë Klodian Rjepaj njëherësh kryetar i grupit të punës ka publikuar paketën e shërbimeve që do të ofrohet falas për këtë pjesë të popullatës e cila është edhe më e prekur nga sëmundjet. Në prezantimin e programit Ministri i Shëndetësisë deklaroi se një depistim i tillë bëhet për herë të parë në këto dy dekadat e fundit. 880 mijë persona do të përfitojnë falas një herë në vit CHEC-up shëndetësore. Depistimi i popullatës i moshës 40 deri 65 vjeç do te shtrihet në 421 qendrat shëndetësore të vendit. Por nga llogaritjet e bëra, 15% e kësaj grupmoshe mbulohen nga qendra shëndetësore që nuk plotësojnë kushtet për të ofruar të gjithë paktën e kontrolleve. Sipas specialisteve të shëndetësisë kjo do të realizohet me ndihmën e mjekëve të lëvizshëm dhe laboratorëve të qendrave më të afërta shëndetësore. Ky program do të nisë zbatimin në fillim të vitit të ardhshëm. Ndaj sipas muajit të lindjes, nga janari i 2015 personat do të thirren nëpërmjet postës të kryejnë kontrollet kryesore shëndetësore dhe po me postë, do të marrin përgjigjet e analizave. Depistimi i kësaj grupmoshe do të shërbeje edhe për hartimin e të dhënave të reja për nivelin e semundshmërisë tek 40 deri 65-vjeçarët.