http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qindra të rinj të Partisë Demokratike kanë dalë për të protestuar përpara parlamentit. Kjo është hera e tretë brenda një muaji që opozita kërkon përmes protestave rrëzimin e qeverisë Rama. Të rinjtë kanë protestuar kundër ligjit në arsimin e lartë, ndërsa kanë denoncuar nivelin e lartë të papunësisë dhe vështirësitë ekonomike me të cilat po përballen shqiptarët. Ndryshe nga tubimet e mëparshme, kjo protestë nuk ka patur incidente. Fillimisht disa të rinj hodhën tymues përpara parlamentit, por protestues të tjerë e kundërshtuan këtë akt. Përpara Parlamentit ka dalë dhe kreu i PD-së Lulzim Basha. Kjo është protesta e fundit për këtë vit e opozitës, por Partia Demokratike ka vendosur që të mos ndalet në tubimet e saj dhe kërkesat që ka për rrëzimin e qeverisë. PD kërkon formimin e një qeverie teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.