Opozita përgatitet për protestën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne mesdite kryetaret e partive opozitare janë mbledhur ne selinë e Partisë Demokratike per te përcaktuar detajet e fundit te protestës se 27 janarit.



Përgjatë gjithë këtij muaji, fokusi i organizatoreve te protestës ka qene pjesëmarrja e per këtë arsye apeli i fundit i Lulzim Bashes ishte per qytetaret qe te bashkohen para kryeministrisë mesditën e se shtunës.



Edhe lideri i opozitës Basha, edhe kryetarja e LSI Kryemadhi kane theksuar se protesta do te jete paqësore.



Mësohet se tubimi do te zgjasë rreth 2 ore. Para protestuesve do te flasin kreu i PD Lulzim Basha, te gjithë kryetaret e partive te opozitës, si dhe do te kete qytetare qe do te tregojnë historitë personale te zhgënjimit nga qeveria.



24 orët e fundit para protestës kane qene te ngjeshura per deputetet dhe kryetaret e degëve, te cilët janë shpërndare ne zonat e tyre per te bindur qytetaret t?i bashkohen protestës se opozitës.



Edhe pse tubimi u paralajmërua menjëherë pas emërimit te prokurores se përgjithshme te përkohshme; kauza e protestës është zgjeruar dhe ekonomia, si me e prekshme per qytetaret ka zëne nje vend qendror.



Opozita kthehet ne sheshin para Kryeministrisë per here te pare pas çadrës qe zgjati 90 dite vitin e kaluar.



Kete here ne krah te PD është dhe LSI dhe se bashku ata kane provën e pare sa e mbështesin qytetaret kauzën e tyre kundër qeverise Rama, e per kete arsye pjesëmarrja është elementi kryesor per te cilin te dyja partitë kane punuar gjate javëve te fundit duke shkuar ne çdo qytet te Shqipërisë.

Share This Video


Download

  
Report form