"E garantova zotin ambasador për rolin konstruktriv që PDIU ka mbajtur dhe do të mbaje si parti kombëtariste që kërkon të gjejë pikat e bashkimit midis forcave politike dhe gjithë shqiptarëve". Kjo garanci e kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi pas takimit rreth dy orë me ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu dhe me prani edhe të katër nga pesë deputetët që kjo forcë politike ka në Parlament, vjen në momentin kur mazhoranca ka nisur reformën territoriale e mbështetur financiarisht dhe me ekspertë nga ndërkombetaret, ku opozita nuk është bërë pjesë.