Bushati: Aktorë të tretë duan të prishin marreveshjen Athinë-Shkup - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-07-31

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën, Ditmir Bushati mori pjesë në Ministerialin e parë të Departamentit amerikan të Shtetit për ?Lirinë Fetare?.  I ndodhur për këtë aktivitet në Washington kreu I diplomacisë shqiptare dha edhe një interviste me 27 korrik për analistin e njohur dhe zv.presidentin ekzekutiv të Këshillit Atlantik Damon Wilson.

Bushati konfirmoi gjatë bisedës me Wilson se roli I SHBA në Ballkan është thelbësor sidomos ne procesin e bisedimeve Greqi-Maqedoni.

?Tani që të dyja vendet Greqia dhe Maqedonia po bëjnë hapin e fundit drejt normalizimit, vëmendja e Shteteve të Bashkuara në këtë çështje është tepër i rëndësishëm. Veçanërisht duke pasur parasysh faktin se ka edhe aktorë të tretë që nuk e mbështesin marrëveshjen e arritur midis Athinës dhe Shkupit,? tha Bushati në një intervistë me Zëvendëspresidentin Ekzekutiv të Këshillit Atlantik, Damon Wilson.



Në shkrimin e publikuar në faqen e Keshillit Atlantik, mes të tjerash bëhet një pasqyre e historikut të zhvillimeve intensive të këtij viti mes Athines dhe Shkupit të cilat kulmuan me gjetjen e një marrëveshje për emrin e ri të Maqedonisë e cila do te quhet Republika e Maqedonisë Veriore ( process që duhet te kalojë nga referendumi në Maqedoni). Ky akord i hapi rrugë pranimit të Maqedonisë në NATO, teksa ftesa u mor me 11 korrik.

Share This Video


Download

  
Report form