“DIA” tërhiqet nga Arbitrazhi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-17

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shteti shqiptar shpëton nga rreziku i humbjes se 135 milionë eurove ne Arbitrazh. Kompania ?DIA? ka hequr dore nga kërkesa për dëmshpërblim, çka ka sjelle edhe pushimin e çështjes. Prokuroria e Përgjithshme ben me dije se kompania është detyruar te ndërmarre këtë hap, pas hetimeve te nisura nga organi i akuzës se kryeqytetit. Pasi eshte vene ne dijeni per arrestimin e administratorit te mëparshëm, Kastriot Ismailaj nen akuzën e mashtrimit dhe pastrimit te produkteve te veprës penale, administratorja aktuale Rebeka Gaskin Gain ka pranuar te tërhiqet, për te ruajtur imazhin e kompanisë. Kërkesa për dëmshpërblim, ishte bere me pretendimin se CEZ Shpërndarje kishte prishur kontratën me DIA, ne mënyre te njëanshme. Kastriot Ismailaj deklaronte se ishte ai i vetmi përfaqësues ligjor i kompanisë dhe se kishte shkarkuar ne vitin 2012, Rebeka Gaskin Gain. Por ne fakt, hetimet fillestare te prokurorisë, provuan se shkresa e shkarkimit ishte bere ne vitin 2015 dhe ishte falsifikuar dhe se shtetasja amerikane ishte ende drejtuesja kryesore. Gjate shqyrtimit te çështjes ne Gjykatën e Arbitrazhit ne Viene, administratorja e vërtete e ?DIA?, kuptoi se e kishte te pamundur te fitonte betejën me shtetin shqiptare. Ismailaj kishte lidhur ne shkurt te vitit 2011-te një kontrate CEZ per mbledhjen e borxheve te prapambetura. Por ne fundin e tetorit te te njëjtit vit, çeket zgjidhin kontratën me Kastriot Ismailjan dhe ky i fundit i drejtohet Arbitrazhit Ndërkombëtar. Gjate kohës qe gjykohej çështja, shteti shqiptar kishte marre serish Kompaninë e Shpërndarjes. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës kishte grumbulluar te gjitha provat qe tregonin se 52-vjeçari kishte krijuar nje skeme mashtruese bazuar ne dokumente fiktive ne bashkëpunim edhe me persona te tjerë, duke synuar përfitimin e vlerave te mëdha financiare nga CEZ Shpërndarje. Organi i akuzës bën me dije se hetimet ne ngarkim te Kastriot Ismailajt jane mbyllur dhe dosja pritet te mbërrije ne Gjykate brenda pak ditësh.

Share This Video


Download

  
Report form