Basha tërhiqet nga dhënia e parkimeve me koncesion - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas reagimeve te forta qe shkaktoi projekti i dhënies me koncesion te parkimeve ne kryeqytet për 35 vite, një biznes prej dhjetëra milionë eurosh, kryebashkiaku Basha është detyruar të tërhiqet nga vendimi. Ky projekt e ndante Tiranën ne 23 zona te ndryshme, ndërsa tarifat varionin nga 150 leke për 2 ore qëndrimi ne qendër tek 20 lekë për parkimin ne lagje. Ekspertet vlerësuan se ky koncesion nuk ishte nje zgjidhje e situatës se parkingjeve dhe as e trafikut, sidomos ne kohen kur Tiranës i mungon nje plan zhvillimi afatgjate. Megjithatë Basha jep disa alternativa per zgjidhjen e mungesës se parkingjeve. Ndërkaq qytetaret e Tiranës, te cilët kane kundërshtuar këtë projekt, kane firmosur nje peticion online, përmes te cilit kërkojnë anulimin e koncesionit te parkimeve me pagese nga Këshilli Bashkiak.

Share This Video


Download

  
Report form