PS tërhiqet nga shkarkimi i Metës: E shkeli kushtetutën, por jo aq rëndë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-08-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca terhiqet nga shkarkimi i Presidentit te Republikes Ilir Meta. Pas nje hetimi qe zgjati nje vit socialistet arriten ne konkluzionin se kryetari i shtetit e ka shkelur kushtetuten por nuk jane kushtet per shkarkimin e tij.?KLOTILDA BUSHKARELATOREJanë shkelje që kanë natyrë që diktojnë marrjen e masave të menjëhershme për plotësimin e aktit kushtetueses për evitimin e situatave bllokuese, por nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar shkarkimin e Presidentit.?I vetmi socialist qe doli kunder ketij qendrimi ishte Bashkim Fino.Por opozita parlamentare nuk ka ndryshuar qendrim, pas nje viti, ajo serish kerkon shkarkimin e presidentit te republikes Ilir ,eta. Ajo ka hartuar nje raport te ndryshem nga mazhoranca dhe ka ironizuar terheqjen e socialisteve.Por pavaresisht qendrimit te opozites parlamentare; tashme eshte e qarte Ilir Meta nuk do te shkarkohet nga parlamenti e çeshtja nuk do te shkoje ne Gjykate Kushtetuese.Beteja e mazhorances kunder presidentit Ilir Meta nisi nje vit me pare, kur kreu i shtetit anuloi daten e zgjedhjeve lokale te 30 qershorit. Parlamenti u mblodh ne 13 qershor dhe 103 deputete votuan pro rezolutes qe e cilesonte te pavlefshem kete dekret.Ne 17 qershor 55 deputete firmosen kerkesen per shkarkimin e Ilir Metes dhe ne 11 korrik u ngrit Komisioni Hetimor kunder kreut te shtetit.Dy here ky komision iu drejtua Venecias per t?i kerkuar opinion ne lidhje me shkeljet e pretenduara te Presidentit, heren e pare per anulimin e dates se zgjedhjeve dhe heren e dyte per zgjedhjen e anetareve te Gjykates Kushtetuese. Ekspertet e Venecias i dhane te drejte Parlamentit ne rastin e zgjedhjeve lokale, megjithate sugjeruan qe Presidenti te mos shkarkohej.Keshtu pas nje beteje njevjecare, Parlamenti do te mblidhet vetem per te degjuar shkeljet e kryera nga presidenti Meta , pa ndermarre asnje veprim konkret kunder tij

Share This Video


Download

  
Report form