Shkarkimi i Metës/ Hetim edhe për ngërçin në Kushtetuese, Dvorani thërritet si dëshmitar!

Report TV 2019-12-20

Views 2

Është miratuar me shumicë votash zgjerimi i hetimit të Komisionit për shkarkimin e Presidenti, Ilir Meta. Në këtë shtesë hetimi përveç veprimeve të Metës për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit është përfshirë edhe ngërçi i krijuar me Gjykatën Kushtetuese. Po kështu me shumicë votash që për shkeljet e reja që i janë shtuar Komisionit Hetimor për Metën, është votuar në unanimitet që me anë të disa pyetjeve të merret opinioni i Komisonit të Venecias nëse Meta ka bërë shkelje të rëndë me ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Socialistët pretendojnë se Presidenti është sërish në shkelje të Kushtetutës me mos-dekretimin e Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës.

Pasi miratuan shtesat në hetimin mbi ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga Presidenti, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, për të dëshmuar do të thërritet edhe Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.Kujtojmë se ndaj tij, Presidenti, Meta ka ngritur një padi pasi e akuzon se ka shkelur Kushtetutën me dërgimin e të dyja listave për plotësimin e njëkohshëm të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë deputetët e opozitës u shprehën kundër vendimit për shtesën e objektit të hetimit ndaj Presidentit. Deputeti Alban Zeneli e quajti këtë një lojë politike mes shumicës dhe Presidentit.

Share This Video


Download

  
Report form