Krizat që na la viti 2019/ Konflikti qeveri-opozitë, shkarkimi i Metës dhe negociatat me BE

Top Channel Albania 2020-01-06

Views 0

Shqipëria e nis mbarë ndërkombëtarisht vitin e ri politik, pasi prej datës 9 janar ajo zyrtarisht do kryesojë Presidencën e OSBE-së. Por, nëse jashtë kufijve e nis pozitivisht, në Tiranë sfidë mbetet zgjidhja e krizës politike.


Si për ironi të fatit, misioni për herë të parë do të drejtohet nga një vend, i cili vet është në krizë dhe si prioritet do duhet të ketë parandalimin e parashkallzimit të konflikteve. Vitin që shkoi OSBE disa herë është vetë ofruar dhe herë të tjera i është kërkuar të luajë rolin e ndërmjetësuesit mes palëve, por pa sukses?

Përpjekja për zbutjen e krizës këtë fillim janar pritet të marrë një kthesë të re me ardhjen në Tiranë të ambasadores së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila është zotuar se do shtyjë drejtuesit e politikës shqiptare drejt dialogut. Por, për sa kohë nuk ka zgjidhje dhe as zgjedhje të parakohshme, Partia Demokratike dhe aleatët e saj do vijojnë betejën jashtë dyerve të Parlamentit, i cili i nis punimet më 20 janar.

15 marsi është afati përfundimtar i komisionit parlamentar për reformën zgjedhore për të miratuar draftin final, i cili do i përcillet për votim Parlamentit, por për produktin do kërkohet edhe dakordësia e opozitës jashtëparlamentare, e cila ka gati draftin e saj dhe pritet të bëjë publike ne javët e ardhshme. Afat të njëjtë ka edhe plotësimi i vakancave për Kushtetuesen. Plotësimi apo jo i kushteve të vënë Shqipërisë do të vlerësohet në pranverë nga ministrat e Jashtëm të BE-së. Ndërkohë, mazhoranca socialiste do të vijojë edhe këtë vit te ri betejën me Ilir Metën, të cilin kërkon ta shkarkoje si President për shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Brenda muajit prill, vendoset fati i Ilir si kryetar i shtetit, ndërsa ky i fundit pritet ti ktheje reston shumicës parlamentare me kthim dekretesh, më i shumëprituri paketa antishpifje, për të cilën komuniteti i gazetarëve ka paralajmëruar përballje ne dyert e Strasburgut.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kriza#Opozite#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form