Dvorani Akuzat e Metes, spekulime

RTV KLAN 2020-02-28

Views 0

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është thirrur këtë të premte për të raportuar përpara Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Dvorani i quajti spekulime akuzat e presidentit Meta në lidhje me emërimet e anëtareve të Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i KED-së e cilësoi të pavend dhe tejkalim kompetencash shkresën e Presidentit në 31 Gusht të 2019-ës ku i tërhiqte vëmendjen Këshillit të Emërimeve për procesin e zgjedhjes së kandidatëve.

Ardian Dvorani tha se Këshilli i Emërimeve është përballur me një situatë të jashtëzakonshme pasi shumë kandidatë kishin aplikuar njëherësh në shumë vende vakante për institucionet e reja.

Kreu i KED është paditur në SPAK nga Presidenti Ilir Meta, i cili e akuzon për ?shpërdorim detyre? dhe ?përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore? ndaj të cilit Meta ka njoftuar edhe protestën e 2 Marsit.
Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form