Opozita nuk tërhiqet nga kushti - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-06-13

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ore pas ofertës se liderit te mazhorances, kryetari i Partisë Demokratike, Basha, ka deklaruar se nuk ka kompromis nëse vendet e rezervuara, nuk aplikohen tek institucionet qe realizojnë procesin e vetingut. Sipas Bashes, Komisioni i Venecias ka sugjeruar te njëjtin parim per te 4 institucionet Këshillin e Larte te Prokurorisë, Keshillin e Larte Gjyqësor, si dhe per dy institucionet e ?Vetingut?. Konferenca e liderit te Opozites Basha u shoqërua me reagime ne kohe reale te kryeministrit Edi Rama. Ndërsa Basha deklaroi se ka nje lajm te mire pasi shumica ka pranuar formulën e vendeve te rezervuara per dy institucione, Rama e përgënjeshtroi ne rrjetet sociale duke detyruar liderin e opozitës te korrigjoje deklaratën fillestare. Per liderin e opozitës Basha, i vetmi kusht qe ka Partia Demokratike eshte mos kapja e sistemit dhe nga ky pozicion, nuk do te tërhiqet.

Share This Video


Download

  
Report form