http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E enjtja është per Partine Demokratike nje dite proteste dhe debate politik ne parlament kundër buxhetit e paketës fiskale. Dhe fjala e Lulzim Bashes ne mbledhjen e përjavshme te grupit u fokusua tek ky aksion i opozitës. Sipas Bashes, projektbuxheti i kësaj qeverie është akti i fundit që konfirmon se situata do te përkeqësohet prandaj zgjidhja qëndron tek largimi i dyshes Rama - Meta dhe zgjedhjet e parakohshme.?Këtë zgjidhje do ta shërbejmë përmes aksionit të kombinuar të deputetëve tanë në sallën e Kuvendit, me protestën qytetare para Parlamentit. Në shënjestër është projektbuxheti dhe paketa fiskale, dy dokumente si dy dekrete vdekje të ekonomisë kombëtare. Do të bëjmë çmos t?i ndalojmë?.Sipas Bashes, ndërsa qytetaret do te protestojnë jashtë dyerve te kuvendit, ne seance plenare deputetet do te argumentojnë se ky është projektbuxheti i varfërisë dhe recesionit më të thellë.?Shikoni buxhetin. Për të tretën herë radhazi dhe për herën e fundit në mënyrë të plotë: -nuk ka rritje te pagave, por ?de facto? ulja e tyre për shkak të rënies së fuqisë blerëse. Çfarë duhet prisni më?-Nuk ka rritje të pensioneve, por vetëm indeksim i tyre në bazë të rritjes së normës së inflacionit. Çfarë duhet te prisni më? -nuk rritet pagesa e papunësisë, ndonëse papunësia ka pllakosur vendin dhe aktualisht është 17.3% nga 14% që e morën qeverisjen dy vjet më parë. Çfarë duhet pritur më??Per Lulzim Bashen ky buxhet është nje apel qe qytetaret te ngrihen kundër qeverise.?Ngrihuni pa dallime politike, mblidhuni nesër masivisht para Parlamentit, të protestojmë, ta largojmë me bashkim qeveri-fatkeqësinë, të diktojmë krijimin me marrëveshje të një qeverie teknike që të përgatisë zgjedhjet e reja, të votojmë pastaj gjithsekush për partinë dhe programin e zgjedhjes tuaj personale. Kjo është thirrja, kjo është zgjidhja!?Basha ka theksuar se oligarkët tashme janë ne panik e nuk qeverisin, por thjesht shtyjnë ditët, duke paralajmëruar se protestat paqësore do te vazhdojnë deri ne largimin e Rames dhe Metës.