Pas dështimit te mbledhjes se firmave për te organizuar një seance te jashtëzakonshme ne Kuvend për situatën ne veri, lëvizja Vetëvendosje ka protestuar ne mes te sallës se Kuvendit duke u kujtuar deputeteve, emrat e shqiptareve, te cilët humben jetën ne veri, polici Enver Zymberi si dhe Selver Haradinaj i cili vdiq, pasi një sasi eksplozivi u hodh ne banesën e tij ne veri te Mitrovicës. Sjellja e deputeteve te Vetëvendosjes është cilësuar si terrorizëm politik nga kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi i cili vet kishte nënshkruar kërkesën e vetëvendosjes për mbajtjen e seancës se jashtëzakonshme. Partitë e tjera opozitare nuk e kane mbështetur kërkesën e Vetëvendosjes me arsyetimin se nuk mund te mbahet seance e jashtëzakonshme për Veriun, ne mungese te kryeministrit Hashim Thaçi, I cili po vazhdon takimet ne SHBA. Ndërkohe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ne një konference për shtyp, deklaroi se qeveria e kryeministrit Hashim Thaçi duhet te japë dorëheqjen sa me pare. Lëvizja Vetëvendosje arriti te mbledhë vetëm 20 nënshkrime te pamjaftueshme për te kërkuar seance te jashtëzakonshme. Mes deputeteve qe nënshkruan ishte dhe nënkryetari i PDK-se Fatmir Limaj i cili u rikthye ne parlament, pas lirimit nga arresti shtëpiak.
After the failure of collecting signatures to organize an extraordinary session of the Assembly on the situation in the north, Self-determination movement has protested in the middle of the assembly hall by reminding the members, the names of Albanians who lost their lives in the north, police Enver Zymberi as and Selver Haradinaj, who died after an explosion occurred was blown in his apartment in northern Mitrovica. The behavior of the members of self-determination is regarded as political terrorism by Assembly Speaker Krasniqi who had signed his claim of self-determination to hold the extraordinary session. Other opposition parties have not supported the request of activists on the ground that can not be held extraordinary session for the North, in the absence of Prime Minister Hashim Thaci, who is continuing meetings in the U.S.. While Vetevendosje leader Albin Kurti in a press conference, said the government of Prime Minister should resign as soon as possible. Self-Determination Movement managed to collect only 20 signatures to be insufficient for the requested extraordinary session. Among the deputies who had signed and PDK deputy Limaj who returned to parliament after his release from house arrest.