Shulz me Ramën: Vendi i opozitës, në Kuvend - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krerët e BE-se i kërkojnë opozitës shqiptare që të kthehet në Parlament. Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Shulz, u bën thirrje deputetëve opozitarë që të zëne vendet qe u takojnë në Kuvend, pasi sipas tij, kjo është detyra e tyre. ?Për sa i takon Parlamentit, ne kemi diskutuar edhe më përpara, kur Edi Rama ishte në opozitë dhe nuk shkonte në Parlament. Dhe ju e mbani mend shumë mirë që unë kam thënë se parlamentarët janë zgjedhur për të shkuar në Parlament. Ata nuk janë zgjedhur me votë që të qëndrojnë jashtë?.Shulz, duke treguar se po e bën këtë thirrje në mënyrë të pavarur, përmend edhe nxitjen që i ka bërë opozitës së drejtuar nga Edi Rama vite më parë, që të kthehet në Kuvend.?Ajo është detyra e një deputeti edhe kur ai nuk është dakord me rregullat dhe procedurat e strukturave. Këtë kam thënë kur Edi Rama ishte lider i opozitës, e kam nxitur që të kthehet në Parlament, atë që në fakt ai bëri në fund të gjithçkaje.Kreu i qeverisë, Edi Rama, nga ana e tij, shprehu gatishmërinë dhe vullnetin për të bashkëpunuar për çdo kërkesë të opozitës, që nuk bie ndesh me ligjin?.Edi Rama: ?Ne po presim që ata të vijnë në Parlament, pasi ne i kemi përmbushur të gjitha ato pretendime të tyre, që janë të ligjshme. Dhe në të njëjtën kohë, ne jemi të hapur për çfarëdo që ata dëshirojnë të propozojnë. Do të ulemi menjëherë dhe do të bisedojmë me ta për të gjetur zgjidhjen më të mirë, pa u shkrirë në të njëjtën parti, sigurisht.?Më herët kryeministri Rama mbajti një takim në Bruksel me kreun e Parlamentit Europian. Shulz, premtoi angazhimin e tij në ndihmë të Shqipërisë në procesin integrues. Ai tha se i është përgjigjur pozitivisht një ftese të kryeministrit shqiptar dhe se së shpejti do të vizitojë Tiranën.Rama, së bashku me delegacionin shqiptar, pjesë e të cilit është edhe nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilluan edhe një sërë takimesh në Bruksel. Ata theksuan faktin se i kanë plotësuar kërkesat e opozitës për kthimin e tyre në Kuvend dhe se janë të gatshëm për bashkëpunim.Pjesë e takimeve ishte edhe ai me kryetarin e grupit të Partive Popullore në Parlamentin Europian, Manfred Veber, të cilit pala shqiptare i bëri të ditur se ka plotesuar kushtet e kerkuara nga opozita per t?u kthyer ne Kuvend.

Share This Video


Download

  
Report form