http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Operacioni i forcave RENEA që po zhvillohet në Orosh të Mirditës për arrestimin e një të shumëkërkuari është shoqëruar me shkëmbim zjarri. 44-vjeçari Petrit Dushi, i dënuar me 20 vite burg në mungesë, për veprën penale të vrasjes dhe falsifikimit te dokumenteve, pas kërkimeve të shumta, është zbuluar se fshihej ne një zone te thelle te Mirditës. Forca të shumta të RENEA-s janë nisur drejt fshatit Duke rrethuar gjithë zonën. Për shkak se operacioni zhvillohet ne një zone malore dhe terren shume te vështirë, dhe personi paraqet rrezikshmëri, është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri.Sapo ka pare policinë, Petrit Dushi është nisur ne drejtim të pyllit, nga ku ka qëlluar me armë. Efektivet speciale i jane kundërpërgjigjur sulmit. Policia dyshon se 44-vjeçari ka mbetur i plagosur. Ndërkohe, janë kontaktuar te afërmit e Dushit, ne mënyrë qe te negociojnë me te për t?u dorëzuar. Burime te policisë bëjnë te ditur se i kërkuari per vrasje është njohës i mirë i terrenit dhe kjo i jep mundësi atij qe t?i fshihet forcave speciale.