http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje kalon nga zona muzeale tek periferitë e qytetit të Gjirokastrës. Prej afro dy dekadash, gardhet, barakat, muret e kopshtet, kishin zënë hapësirat publike. Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor ka nisur prishjen e tyre, duke çliruar sipërfaqe te mëdha. Kreu i policisë bashkiake, Gramoz Llapi, thotë se aksioni i nisur do të vazhdojë përgjatë gjithë javës. Fadromat e INUV do të shembin edhe ndërtimet pa leje edhe në zona të tjera periferike të qytetit.