Dyfishohet tarifa e ndikimit në infrastrukturë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka miratuar në mënyrë të papritur një taksë të re për sektorin e ndërtimit, e cila nuk është diskutuar më parë as me grupet e interesit. Bëhet fjalë për taksën e ndikimit në infrastrukturë, e cila nga 4% për zonën e Tiranës, shkoi në 8%. Përqindja vendoset në bazë të vlerës së investimit dhe rrit kostot për këtë sektor. Kërkesën ia ka depozituar Komisionit të Ekonomisë kreu i bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj, ndërsa kanë qënë deputetët e ekonomisë që miratuan shtesën në ligjin për taksat vendore. Deputetët e mazhornacës kanë rrëzuar qeverinë në propozimin për vendosjen e taksës vjetore 20 mijë lekë dhe asaj të regjistrimit 70 mijë lekë për makinat me motor mbi 3000 kubikë. Ne fund, deputetët ranë dakord që taksa të jetë sipas variantit te Ministrisë së Financave, por për makinat të cilat kanë një vlerë mbi 50 mijë euro. Sa i përket tarifës 1 euro për fjetjen në hotel, Komisioni i Ekonomisë vendosi që vlera të mos jetë e njëjtë për të gjitha rrethet, por të ndahet sipas numrit të turistëve, në 3 kategori: Tirana, Zonat Bregdetare dhe ato Malore.

Share This Video


Download

  
Report form