Rikonstruksioni i shkollave, ndryshim infrastrukturës arsimore - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga një godinë e degraduar, ku fëmijët ishin detyruar që hapësirën e mësimit ta ndanin edhe për magazinimin e druve dhe materialeve të tjera, shkolla ?Ejona Dinga? në fshatin Shkallë-Dajt është rikonstruktuar me të njëjtën cilësi si shkollat më të mira të Tiranës.

Bashkia beri të mundur rikonstruksionin dhe pajisjen me bazën e nevojshme materiale të ambienteve, që ishin kthyer dhe në një nga shqetësimet kryesore të banorëve të fshatit.


?Sot jemi në shkollën më të vogël të bashkisë së madhe të Tiranës, ndërkohë që vitin e filluam në shkollën më të madhe të bashkisë së Tiranës, te gjimnazi ?Qemal Stafa?, me rikonstruksionin e godinës. Shkolla e fshatit Shkallë ka më pak nxënës se klasa më e vogël në Tiranë, por ka një parim: Një për të gjithë, të gjithë për një. Që do të thotë se duhet të ofrojmë të njëjtin shërbim, si në qendër të Tiranës, si në Bllok, si brenda Unazës, si në zonat periferike, deri në stacionin tonë të fundit që është shkolla e fshatit Shkallë.?

Kryebashkiaku gjeti rastin që të ftojë edhe bizneset dhe këdo tjetër që ka mundësi, të kontribuojnë për të ndihmuar qytetin për ta bërë atë më të mirë.

?Nëse çdo ditë bëjmë një punë konkrete, si për qytetin, si për fshatin, atëherë e gjithë bashkia e madhe mund të ecë me të njëjtën shpejtësi, si në qendër, ashtu edhe në periferi. Dua t?u uroj të gjithë engjëjve që kemi në këtë shkollë shumë sukses dhe t?u garantoj që ajo çfarë kemi në dorë është që secili të ketë të njëjtin shans për të qenë i suksesshëm në Tiranë, dhe mënyra se si e bëjmë këtë është duke u siguruar që infrastruktura të jetë kudo njësoj, pa bërë diferencime.?

Veliaj shprehu mirënjohje për kontributin që kanë dhënë vullnetarët dhe aktorë të tjerë në rikonstruksionin e kësaj shkolle, duke theksuar se vullnetarizmi është i nevojshëm në Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form