Bashkitë, më shumë të ardhura nga taksa e infrastrukturës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Taksa e ndikimit në infrastrukture së bashku me taksën e pasurisë janë dy detyrimet që kanë mbajtur peshën kryesore të të ardhurave vendore në 61 bashkitë, konkretisht me  81.6% të totalit.Taksa e ndikimit në infrastrukturë lidhet me bumin e lartë të lejeve të ndërtimit që bashkitë kanë dhënë në vitin që lamë pas. Ndërsa taksa mbi pasurinë lidhet me  arkëtimin e saj nga ujësjellës kanalizimet, një metodë kjo e cila ka rezultuar eficente. Një studimi i publikuar ketë te enjte ngre shqetësimin se bashkitë nuk mund të krijojnë varësi nga sektori i ndërtimit, pasi ai zhvillohet në mënyrë ciklike.Por ndonëse arkëtimi i detyrimeve nga taksat vendore ka shënuar rritje, sërish bashkitë kanë një raport jo të drejtë në shpenzimin e parave, duke i shpenzuar vetëm 30% të tyre për investime kapitale.Studimi ka evidentuar se edhe detyrimet e prapambetura të pushtetit lokal janë në një nivel të konsiderueshëm, duke bërë që çdo qytetar të ketë një borxh në bashki prej 2500 lekësh.Pas reformës territoriale, detyrimet e prapambetura të bashkive shënuan një rritje të konsiderueshme, për shkak të borxheve të pashlyera nga shumë komuna.

Share This Video


Download

  
Report form