Sejko: Buxheti të jetë më realist - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse qeveria e ka konsideruar buxhetin e vitit të ardhshëm si më të mirin e mundshëm, Banka e Shqipërisë mendon se ai duhet të jetë më realist. Guvernatori Genti Sejko tha ne Komisionin e Ekonomisë, se investimet publike duhet të jenë më të larta dhe të kalojnë zërin e shpenzimeve operative, ku futen paratë që jepen për paga, pensione dhe interesa borxhi. Ulja në 70.9% e borxhit publik sipas guvernatorit është një hap pozitiv, por niveli i tij mbetet ende i lartë. Ish-kreu i financave Bode, ka pyetur guvernatorin për risqet fiskale që mbart Shqipëria, ndërsa kërkoi opinionin e bankës per pritshmëritë ne realizimin e të ardhurave. Deputeti Anastas Angjeli, kërkoi të dijë se përse pritshmëritë e bankës për rritjen ekonomike, janë te ndryshme nga ato te qeverise. Guvernatori lajmëroi aplikimin se shpejti te një formulë e re, për të ulur interesat e kredisë, përveç politikës me normën e interesit të lekut. Sejko sqaroi se modeli do të merret nga institucionet financiare të huaja. Banka Evropiane përdori një politikë të lehtësimit sasior për të arritur këtë qëllim, ndërsa nuk dihet ende se çfarë formule do të zbatoje ajo e Shqipërisë.

Share This Video


Download

  
Report form