http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita e zhvendosi ne Gjakove ketë te shtune protestën e saj kundër dy marrëveshjeve te qeverise, qe i konsideron te dëmshme per vendin. Krerët e tre partive, Vetëvendosja, AAK dhe Nisma iu bashkuan qytetareve per te përcjelle mesazhin se nuk do te heqin dore nga protestat deri ne dorëzimin e qeverise.Fatmir Limaj:Asgjë nuk do të na ndalë. Nuk do të ndalemi derisa t?i thuhet jo marrëveshjeve të dëmshme më Serbinë. Nuk do të na mbyll gojën askush. Gjakova ka ngritur zërin ne mbrojtje te vendit.Drejtuesit e opozitës thane se nuk do te lejojnë qe qeveria te ndaje vendin dhe te fale toke si dhe paralajmëruan se protestat do te vazhdojnë ne qytetet kryesore. Ndërkaq kryeministri Isa Mustafa ndonëse është refuzuar vazhdimisht ne ftesat për dialog, i kërkoi serish opozitës te bisedoje per gjetjen e nje zgjidhjeje.Isa Mustafa:Asnjë metër katror nuk e lëshoj unë si kryeministër, kështu që nuk ka arsye askush të thotë heq nënshkrimin pa argumente. Ajo duhet të vërtetohet dhe kjo bëhet përmes një komisioni ndërkombëtar dhe të tregojnë.Edhe ndërkombëtaret vijojnë apelet qe opozita t?i kthehet rrugës se dialogut.