http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vaksinat gjithnjë e me shume po shtojnë dyshimet dhe friken e prindërve per efektet anësore qe mund te shkaktojnë tek fëmijët. Për ketë arsye, shume familje kane refuzuar vaksinimin e fëmijës dhe konkretisht injeksionin e fruth -rubeolës qe behet tek fëmijët 1 vjeçare. Prej kohesh, kjo vaksine ka hapur një debat botëror, pasi mjeke të ndryshëm e kane interpretuar si shkaktare te autizmit. Edhe ne Shqipëri prindërit janë përfshire nga frika: një pjese e tyre e kanë refuzuar ketë vaksine. Lulzimi nga Tirana, baba i tre fëmijëve është nje nga rastet me ekstreme. Pas nje historie familjare, fëmijëve u refuzoi jo vetëm injeksionin e fruth-rubeolës, por te gjitha vaksinat qe përmban kalendari. Por shume prindër qe e kane aplikuar vite me pare tek fëmijët tregojnë se vaksina nuk u ka shkaktuar asnjë problem. Nëse fruthi do te kapte nje fëmije te pavaksinuar, pasojat do te jene fatale deri ne humbje jete. Specialiste te shëndetit publik bëjnë apel per kryerjen e saj. Madje shpjegojnë se lloji dhe përmbajtja e merkurit ne vaksinën e fruthit nuk është i dëmshëm per trurin e fëmijëve. Kjo vaksine injektohet ne vitin e pare dhe te peste te jetës. Madje specialistet tregojnë se ajo ka qene ne kalendarin e vaksinave edhe gjate periudhës se komunizmit. Por ndryshe nga me pare, sot ka prindër qe refuzojnë vaksinimin dhe fëmije te pambrojtur nga sëmundjet e rrezikshme. Drejtues te Ministrisë se Arsimit thonë se do te kete penalitete te renda per shkollat, kryesisht ato private qe pranojnë fëmije pa vërtetimin e vaksinave. Organizata Botërore e Shendetesise ka hedhur poshtë zërat dhe debatet se vaksina stimulon autizimin.