http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deklarata e kryeministrit Edi Rama për vendosjen e vetos ndaj Maqedonisë ne procesin e anëtarësimit ne NATO, ka sjelle debate brenda vete radhëve te maxhorances. Socialisti Ben Blushi ka dale kundër vetos duke i?u referuar edhe efekteve qe bllokimi i vendosur nga Athina zyrtare ka pasur mbi forcimin e Gruevskit. Blushi ka theksuar se ka mungese koordinimi mes kryeministrit dhe ministrit te jashtëm, i cili do te mundohet ta zbusë qëndrimin e kryeministrit. Dhe parashikimi i Blushit u vërtetua, pasi Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nuk përmendi ne asnjë rast kushtëzim per anëtarësimin e Maqedonisë na NATO, duke zgjedhur t?iu referohet qëndrimeve te partnereve ndërkombëtare. Por përplasja Blushi -Bushati nuk u kufizua vetëm tek Maqedonia. Blushi e akuzoi qeverinë per politike te jashtme amatore, ndërkohë qe shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati i tregoi kritikeve marrëveshjen e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara si shenje vizioni. Nje shenje amatorizmi ne politiken e jashtme për Blushin janë edhe premtimet, qe kjo qeveri i ka bere Turqisë, duke kundërshtuar qe parlamenti te ndërtohet me financim turk. Debatet u bene gjate diskutimit te dekretit te presidentit për ligjin e shërbimit te jashtëm, i cili u rrezua me 74 vota